E Diel, 1 Nëntor 2026

Han fshin Bogdanin, fton Memellin dhe Bylykbashin

Mungesa e Erjon Bogdanit në Kombëtare për dy ndeshjet e radhës kundër Hungarisë (më 28 mars) dhe Danimarkës (më 1 prill) është surpriza e madhe e listës së të thirrurve, që pasohet me rikthimet e Migen Memellit dhe Dorian Bylykbashit. Gjithçka është mësuar pas publikimit të kësaj liste nga ana e FSHF-së.

Për të dyja takimet (i pari në "Qemal Stafa" dhe i dyti në "Parken Stadium" në Kopenhagen), që janë të vlefshme për eliminatoret e botërorit "Afrikë e Jugut 2010", Han ka vendosur të grumbullojë 23 futbollistë. Shtrirja gjeografike e përzgjedhjeve është 15 nga kampionatet evropiane, 1 nga kampionati azerbajxhanas dhe 7 nga kampionati shqiptar.

Bogdani - Një thikë pas shpine ka qenë për vetë Bogdanin kjo lënie jashtë listës. Tekniku holandez nuk e ka preferuar sulmuesin e Kievos. Duket se Hani është zhgënjyer së tepërmi për paraqitjen e dobët të tij në Maltë, ku ka shpërdoruar edhe rastin e artë për të shënuar vetëm pak metra larg portës kundërshtare. Po ashtu, goli i shënuar nga sulmuesi ndaj Lacios këtë fundjavë nuk ka ndikuar fare te trajneri, i cili duket se e kishte marrë me kohë vendimin për t‘ia fshirë emrin nga lista. Ndërkohë që janë lënë jashtë sërish edhe sulmuesi i Karlsruhes, Edmond Kapllani, dhe mesfushori i ri i Mancit, Jahmir Hyka. I pari nuk po e bind trajnerin me paraqitjen e tij, ndërsa i dyti vazhdon të mos aktivizohet në radhët e skuadrës gjermane të Bundesligës 2.

Memelli - Mosgrumbullimit të dy sulmuesve të mësipërm, holandezi u është kundërpërgjigjur me një tjetër lëvizje surprizë, ftesën e Migen Memellin, sulmuesit më të mirë të Superligës shqiptare. Pogradecari ka shënuar deri tani 14 gola në kampionatin tonë, më shumë se kushdo tjetër. Ari Han e ka ndjekur në disa ndeshje të Tiranës, por vetëm tani i është mbushur mendja ta provojë. Për Memellin, ky është një rikthim, pasi është grumbulluar edhe në miqësoren ndaj Maqedonisë, por nuk është aktivizuar.

Bylykbashi - I rikthyer konsiderohet edhe Dorian Bylykbashi, i cili ka fituar të drejtën për një vend në Kombëtare, vetëm pasi ka bindur Hanin, që e vëzhgoi në aksion nga shkallët e stadiumeve ukrainase. Ish-fantazisti i Partizanit, që luan prej dy sezonesh në radhët e ukrainasve të Krivbasit, tashmë do të jetë një tjetër alternativë e trajnerit për ndeshjet e radhës.

Rikuperimet - Tashmë Kombëtarja duket se do të jetë më e kompletuar falë rikuperimit të dy lojtarëve kryesorë, Lorik Canës dhe Altin Lalës, mungesa e të cilëve për shkak të dëmtimeve u ndje shumë ndaj Maltës. Dy ndeshjet, ndaj Ajaksit në Kupën UEFA dhe ndaj PSG-së në kampionatin francez, kanë ofruar një gjendje të mirë fizike të Lorikut. Jo më pak i rëndësishëm është rikthimi në formacion i Altin Lalës pas operimit në shpinë. Grumbullimi nis të dielën në orën 14:30, në hotelin "Dyrrah" në Durrës. Në dy ndeshjet e radhës, Shqipëria do të synojë të marrë më të mirën, duke tentuar të përmirësojë ndonjë pozicion të saj në tabelën e klasifikimit.

Lista e Kombwtares

Portierw

A. Beqaj Anorthosis

I.i Hidi Kryvbas

S. Ujkani Palermo

Mbrojtwsa

A. Lila Tirana

A. Dallku Vorskla

D. Curri Vorskla

A. Agolli Tirana

K. Vangjeli Aris

E. Vrapi Elbasani

E. Beqiri Vllaznia

A. Teli Karabakh

Mesfushorw

L. Cana O. Marseje

A. Lala Hanover 96

E. Skela E. Kotbus

G. Lika Hacetepe

E. Bulku Kryvbas

D. Bylykbashi Kryvbas

E. Bakaj Dinamo

K. Duro Omonia

Sulmues

H. Salihi SV Ried

Xh. Sukaj Vllaznia

B. Berisha Horsens

M. Memelli Tirana



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›