Evropa, masat kundër krizës, rikthehet ideja e Superligës
Dëshirohet Superliga. Vetë Sep Blater, presidenti i FIFA-s, ka lëshuar alarmin për krizën financiare dhe turneu i ri do të ishte një mundësi për të shmangur skenarët që kushtojnë miliarda. "Futbolli përgatitet të përplaset me një cunam". Superliga është një ide, që ripërsëritet periodikisht, me të cilën klubet, në vitet ‘90, bindën UEFA-n ta transformonte Kupën e Kampioneve në Champions. Turneu do të duhet të zhvillohet brenda vetë UEFA-s. Kjo mendohet se do të ndihmonte në përmirësimin e situatës. Presidenti i ri ka futur në lojë Championsin e "tij", që vitin e ardhshëm me formulën e re do të duhet të rrisë përfitimet në total nga 850 në 1150 milionë. Por skenarët e ekonomisë botërore janë dramatike. Të vetmet lajme pozitive vijnë nga SHBA, ku "Nba" duket se po reziston mirë. Por basketbolli amerikan është një turne i mbyllur, përballen gjithnjë të njëjtat skuadra dhe nuk ka asnjë shans për ata që janë jashtë. Kjo në Evropë nuk mund të bëhet: Bashkimi Evropian mund të hedhë në erë gjithçka, pasi është kundër parimeve principale të Komisionit. Kush është zgjidhja? Promovimi dhe rënia nga Superliga. Në lidhje me formulën, vjen në ndihmë një projekt i vjetër i Superligës. Një turne i madh (që do të zëvendësonte të gjitha kupat), i ndarë në divizione: Superliga A, B dhe C. Në çdo turne do të marrin pjesë 20/22 klube. Superliga A do të japë edhe titullin e kampionit të Evropës. Por do të ketë edhe skuadra që bien nga kategoria: 3/4 të fundit do zbrisnin në Superligën B, natyrisht të zëvendësuara nga 3/4 që ngjiten. Dhe kështu deri në Superligën C, e cila do të jetë e hapur për ata që vijnë nga eliminatoret. Nuk do të ishte shumë e ndryshme nga sot: Champions me 32 ekipe, UEFA (Evropa nga viti i ardhshëm) me 48, dhe të tjerat luanë në ndeshje eliminatore verore. Por ndryshimi është te sasia e ndeshjeve. Një Superligë me 20 skuadra, me gjithë më të mirat së bashku në një grup, do të ndeshen vetëm një herë me njëra-tjetrën, do t‘i jepnin mundësinë çdo skuadre të luajë 19 ndeshje të nivelit të lartë: pa Artmedia e Bate Borisov, por me Liverpul, Barcelona e Real. Këtyre 19 ndeshjeve u shtohen të paktën çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja. Në total 24 ndeshje (Sot janë 13). Por do të jetë e nevojshme të reduktohen kampionatet kombëtare (të cilat asnjë klub nuk mendon t‘i fshijë).