E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra “braktis” kombëtaren suedeze

Autori i Lajmit: Redaksia
SUEDI - Ndeshja e 14 tetorit ndaj Shqipërisë duket se do të jetë e fundit për Zllatan Ibrahimoviç me skuadrën kombëtare të Suedisë. Ai do të mungojë në miqësoren e 18 nëntorit ndaj Italisë, por trajneri i ri i nordikëve Erik Hamren ka bërë të ditur se ka patur një telefonatë më Ibrën, i cili i ka thënë se e sheh me dyshim të ardhmen e tij në ekipin kombëtar. “Ma tha se është në dyshim nëse do të jetë pjesë e kombëtares apo jo dhe derisa të ketë marrë një vendim, unë nuk do ta thërras, - deklaroi Hamren. – Lojtarët që janë pjesë e ekipit përfaqësues duhet të jenë të motivuar në maksimum”, - shtoi ai. Gjithsesi, trajneri i Suedisë pranoi se kishte mbetur i surprizuar nga fjalët e Ibrahimoviç. “Ishte hera e parë që flisja me të dhe shpresoja në një fillim më të mirë”, - ka sqaruar ai. Erik Hamren zëvendësoi Lars Lagerbak në stolin e Seudisë, pasi ky i fundit dështoi në kualifikimin e skuadrës për në botëror. Ibrahimoviç ka luajtur 62 ndeshje dhe ka shënuar 22 gola me kombëtaren suedeze. Veç tij, një tjetër veteran, Olof Mellberg, është shumë pranë largimit nga ekipi përfaqësues.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›