Kryeministri belg favorit për presidencën e BE-së
Autori i Lajmit: Redaksia
Bruksel - Udhëheqësi i Belgjikës, Herman Van Rompuy dhe ministri i Jashtëm i Britanisë, David Miliband, kanë dalë në sipërfaqe si favorit për të mbuluar dy funksionet më të larta të BE-së, por Miliband e ka distancuar veten nga funksioni i shefit të unionit për politikë të jashtme. Diplomatët evropianë kanë theksuar se në mesin e 27 shteteve anëtare të BE-së ekziston një mbështetje e fuqishme që Van Rompuy të emërohet president, ndërsa Miliband për përfaqësues të lartë për çështje të jashtme. Ministria e Jashtme e Britanisë në vazhdimësi ka përsëritur se Miliband nuk është në dispozicion, ndërsa një zëdhënës i fraksionit të socialistëve në Parlamentin e Evropës ka theksuar se nuk beson se Miliband e synon këtë funksion. “Me sa duket, ministri i Jashtëm i Britanisë nuk synon që të largohet nga jeta aktive politike në Britani”, - tha zëdhënësi Dimitris Komodromos. Ai theksoi se udhëheqësi i fraksionit të socialistëve, Poul Rasmussen, ka biseduar javën e kaluar me Milibandin, në lidhje me mundësinë që ai të mbulojë funksionin në fjalë. “Miliband ka theksuar se nuk është i interesuar për këtë funksion, ndërsa socialistët tani kanë vendosur që si kandidat të tyre të mbështesin ish-ministrin e Jashtëm të Italisë, Massimo D’Aleman, - shtoi Komodromos.
Funksioni i presidentit të Këshillit të udhëheqësve të BE-së është krijuar me Traktatin e Lisbonës. Në bazë të këtij Traktati, kompetenca më të mëdha do të ketë edhe përfaqësuesi i unionit për politikë të jashtme, me qëllim që të ndihmojë në forcimin e profilit global të unionit. Pavarësisht faktit se emri i Miliband konsiderohet si një nga kandidatët për funksionin e shefit të BE-së për politikë të jashtme, Britania ka theksuar se nuk do të heq dorë nga mbështetja për ish-kryeministrin Tony Blair, për funksionin e presidentit të parë të unionit. Britania nuk mund t’i mbështetë që të dy kandidatët. “David ka bërë të qartë se nuk është kandidat. Ne kemi një plan A, i cili parashikon përkrahjen e Blairit”, - tha zyrtar i Partisë Laburiste, Chris Bryant. Suedia, vend ky i cili aktualisht kryeson BE-në, pritet që në fund të këtij muaji të organizojë një samit, në të cilin pritet të konfirmohen kandidatët për mbulimin e funksioneve të reja, por Stokholmi ka bërë të qartë se në radhë të parë synon arritjen e konsensusit, përpara se të përcaktojë datën e samitit. Van Rompuy, udhëheqës i qendrës së djathtë, ka më pak se një vit që ushtron funksionin e Kryeministrit të Belgjikës, por ai ka arritur që të mbajë në këmbë qeverinë aspak të lehtë të koalicionit në vendin e tij. Dalja e tij në sipërfaqe si favorit lë të kuptojë se udhëheqësit e BE-së dëshirojnë një president, i cili është i aftë që sigurojë një konsensus, e jo ndonjë burrështeti me përvojë, i cili është në gjendje të hap dyert në kryeqytetet e botës. Blair deri vonë është konsideruar si favorit, por mundësitë e tij për të ardhur në krye të Evropës së fundmi janë zbehur.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2009