E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komëtarja nis grumbullimin për miqësoren e së shtunës

Autori i Lajmit: Redaksia
Talin - Tetëmbëdhjetë futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit janë grumbulluar dje në Talin të Estonisë, për të përgatitur miqësoren ndaj përfaqësueses vendase ditën e shtunë. Sipas burimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit, “nën urdhrat e teknikut kroat, Josip Kuzhe, janë vënë të gjithë futbollistët e grumbulluar, ndërkohë që gjatë pasdites së djeshme është zhvilluar dhe stërvitja e parë (atletike) në kuadër të takimit. Ndërkohë që sot Kombëtarja do të zhvillojë dy seanca stërvitore”. Megjithatë ky grumbullim nuk ka kaluar pa probleme, pasi në momentin e fundit, mesfushori i Dinamos, Gentian Muça, nuk ka mundur t’i bashkohet ekipit përfaqësues për arsye se nuk arriti të paisej me vizë hyrëse nga ambasada hungareze, - bënë të ditur burimet nga FSHF. Dhe në vend të tij, kroati Josip Kuzhe, ka grumbullar mesfushorin e Tiranës, Gjergji Muzaka. Kjo është miqësorja e tretë që Shqipëria do të luajë kundër Estonisë, dy të parat janë zhvilluar nën drejtimin e trajnerit gjerman Hans Peter Brigel: Më 15 nëntor 2003, Shqipëria fitoi 2-0 me Estoninë, ndërsa më 28 prill 2004, Kombëtarja jonë barazoi 1-1 në Talin. Kjo do të jetë miqësorja e katërt nën drejtimin e Kuzhesë, pas atyre me Gjeorgjinë (1-1), Qipron (6-1) dhe skuadrën gjermane të Bundesligës 2, Greuther Fyrth, të humbur 2-1.

U-21

Kombëtarja ‘Shpresa”, e drejtuar nga trajneri Artan Bushati, ka vijuar dje përgatitjet për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Grupit 10 për kampionati evropian U-21, “Danimarkë 2011”. 21-vjeçarët kuqezinj do të presin në 13 nëntor Austrinë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ndërsa katër ditë më pas do të presin Bjellorusinë në stadiumin e qytetit të Durrësit, “Niko Dovana”. Pasi kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “Selman Stermasi”, dje kuqezinjtë janë stërvitur në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz. Bushati ka grumbulluar 22 lojtarë për këto dy sfida. Kombëtarja U-21 bën pjesë në grupin 10, së bashku me Skocinë, Austrinë, Bjellorusinë dhe Azerbajxhanin. Vetëm dy lojtarë të kësaj liste luajnë jashtë Superligës shqiptare. Bëhet fjalë për sulmuesin e Vorsklas në kampionatin ukrainas, Ahmed Januzi dhe për sulmuesin e Olimpiakosit në Greqi, Vasil Shkurtaj. Bushati ka grumbulluar edhe sulmuesin 18-vjeçar shkodran Bekim Bala, i cili gjithashtu është kërkuar edhe nga trajneri i përfaqësueses U-19, Ramadan Shehu, për eleminatoret në San Marino që fillojnë në datë 17 nëntor. Fakti që kombëtarja U-19 ka shanse për kualifikim mund të bëjnë që Bala të luajë me U-19. Deri tani Shqipëria U-21 ka humbur jashtë fushe 5-2 me Skocinë, 3-1 me Austrinë dhe 4-2 me Bjellorusinë. Ndërsa në fushën e saj ekipi “Shpresa” ka humbur 1-0 me Skocinë në “Ruzhdi Bizhuta” dhe ka fituar 1-0 me Azerbajxhanin, në “Niko Dovana”. Shqipëria U-21 renditet në vendin e 5-të në grup, në kuotën e 3 pikëve, me 6 gola të shënuar dhe 13 të pësuar.

Lista e lojtarëve të Kombëtares për miqësoren ndaj Estonisë

1. Samir Ujkani
2. Isli Hidi
3. Armend Dallku
4. Debatik Curri
5. Andi Lila
6. Franc Veliu
7. Gjergji Muzaka
8. Ervin Skela
9. Gilman Lika
10. Lorik Cana
11. Ansi Agolli
12. Jetmir Sefa
13. Emiljan Vila
14. Klodian Duro
15. Jahmir Hyka
16. Hamdi Salihi
17. Edmond Kapllani
18. Elis Bakaj

Lista e lojtarëve të ekipit përfaqsues U-21 të grmbulluar për ndeshjet Shqipëri- Austri dhe Shqipëri- Bjellorusi

1. Shpëtim Moçka Flamurtari

2. Egland Haxho Apollonia

3. Ibrahim Bejte Shkumbini

4. Klodian Semina Gramozi

5. Indrit Hithi Partizani

6. Erald Elmazi Apollonia

7. Ganiol Kaculi Elbasani

8. Arsen Sykaj Vllaznia

9. Polizoi Arbri Bylis

10. Erbet Hotaj Vllaznia

11. Olsi Gocaj Kastrioti

12. Sabien Lilaj Tirana

13. Orges Gava Elbasani

14. Altin Hoxha Teuta

15. Enco Malindi Tirana

16. Sokol Cikalleshi Besa

17. Vilfor Hysa Teuta

18. Erando Karabeci Tirana

19. Ahmed Januzi Vorskla Poltava

20. Bekim Bala Vllaznia

21. Odise Roshi Flamurtari

22. Vasil Shkurtaj Olympakos FCP

Trajner: Artan Bushati

Ky lajm është publikuar: 11/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›