E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra, kunja per ish trajnerin Mancini

Shtatelarti suedez Zlatan Ibrahimovic shprehet se Mourinho ka nje filozofi te ndryshme nga tekniku italian.

Shtatelarti suedez Zlatan Ibrahimovic, nuk e ndien veten lider te Interit, duke ia pasuar skeptrin e me te mirit, kapitenit Javier Zanetti.

“E ndiej se kam pergjegjesi te medha pasi edhe trajneri me ben te ndihem i tille. Kjo eshte dicka qe me pelqen. Duhet t’u pergjigjem tifozeve por nuk ndihem lider sepse kemi nje kapiten dhe ai duhet te jete i tille. Per te fituar Champions nuk nevojitet Ibra 100 %, sepse e gjithe skuadra duhet te jete ne gjendje te mire. Nese une jap asiste apo bej gola, kjo nuk eshte e rendesishme, pasi rendesi ka vetem te fitojme”, shprehet sulmuesi shtatlarte.

Me tej, ai hedh disa kunja per ish teknikun Roberto Mancini. “Me dha besim dhe liri ne fushe, ajo cfare me duhet per te luajtur. Per kete kam thene se eshte nje nga trajneret me te mire qe kam pasur, por tani eshte shume ndryshe nga viti i shkuar pasi kemi nje tjeter sistem loje dhe nje trajner me filozofi te ndryshme. E gjithe skuadra po stervitet ndryshe”, thekson Ibra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›