E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta, fitorja e pare vjen ndaj Apolonise

Bregdetaret kane zhvilluar nje loje perfekte ne pjesen e pare ndaj Apolonise se Fierit duke e mundur kundershtarin ne te gjitha drejtimet me dy gola te Hysenit dhe Jakupit.

Pas disa barazimeve rradhazi me ne fund, Teuta e sulejman Staroves ka marre fitoren e pare per kete sezon. Durrsaket kane mundur ne stadiumin “Tofik Jashari” te Shijakut 2-1 Apolonine.

Bregdetaret kane zhvilluar nje loje perfekte ne pjesen e pare ndaj Apolonise se Fierit duke e mundur kundershtarin ne te gjitha drejtimet dhe duke shenuar dy gola me Hysen dhe Jakupin. Por loja ka ndryshuar fytyre ne pjesen e dyte, ku pas shenimit te golit te pare te Apolonise, Teuta ka vuajtur shume ne ruajtje te rezultatit dhe tre pikeve.

Vetem ne minuten e 70-te, Berkic me nje ekzekutim perfekt nga nje goditjeje denimi ka shkurtuar diferencen e golave. Por fieraket kaq kane arritur te bejne, pasi lojtaret e Teutes kane arritur te mbrojme me ngulm fitoren e pare. Pas ketij rezultati, Teuta ngjitet ne kuoten e 6 pikeve nderkohe qe Apolonia mbetet me 7 pike

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›