E Shtunë, 31 Tetor 2026

Calciopoli, gjyqi rinis ne 20 janar

Rihapet ceshtja “Calciopoli” ne Itali, pasi ish drejtori i pergjithshem i Juventusit Luciano Moggi dhe 25 te pandehur te tjere do paraqiten ne daten 20 janar 2009 para gjykatesit.

Rihapet ceshtja “Calciopoli” ne Itali. Ish drejtori i pergjithshem i Juventusit Luciano Moggi dhe 25 te pandehur te tjere do paraqiten ne daten 20 janar 2009 para gjykatesit per t’u njohur me akuzat. Gjykatesi Eduardo De Gregorio i ka pranuar kerkesat e prokuroreve Filippo Beatrice e Giuseppe Narducci.

Ne fillim te vitit tjeter, grupi i te akuzuarve do paraqitet ne gjykaten e sesionit te nente kolegjial. Nga akuzat jane perjashtuar ish presidenti i federates Franco Carraro, dhe ish sekretari i ketij institucioni  Francesco Ghirelli.

Pas perfundimit te sezonit 2005-2006, futbolli italian u perfshi nga skandali “Calciopoli” pasi shume drejtues te larte skuadrash por jo vetem, u akuzuan per trukim ndeshjesh, cka beri qe Serie A te merrte nje “shuplake” te forte ne arenen kombetare dhe ate nderkombetare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›