E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibra, lamtumirë Suedisë?Zlatan Ibrahimoviç nuk është përfshirë në listën e miqësores kundër Italisë

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) –  Zlatan Ibrahimoviç, futbollisti më i famshëm i suedez i të gjithë kohërave, duket se i ka dhënë lamtumirë futbollit me Kombëtaren e vendit të tij.

Sipas trajnerit të ri të Suedisë, Enrik Hamren, sulmuesi i Barcelonës është treguar shumë i ftohtë me përfaqësuesen. Ibra nuk është përfshirë në listën e miqësores kundër Italisë.

Suedia, që ishte në një grup me Shqipërinë ne eliminatoret e Botërorit 2010, dështoi për të kapur një vend në finalet e Afrikës së Jugut.

Kjo është edhe një nga arsyet, që Zlatan Ibrahimoviç është tërhequr përkohësisht nga Kombëtarja suedeze dhe ka kërkuar kohë për të marrë një vendim përfundimtar.
Numri i klikimeve - 3149
  E Marte, 10 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›