Ibra ndez sfidën: Pa mua Interi nuk fiton
Zllatan Ibrahimoviç është futur në ethet e Ligës së Kampionëve. Suedezi i jep një mesazh të qartë Interit, kundërshtarit të Barcelonës më 15 shtator.
“Pritja e “San Siros”? Nuk kam ndonjë ide, nuk e kam menduar – thotë Ibra -. Por mendoj se tifozët e vërtetë e dinë çfarë kam bërë unë për Interin. Para se të vija në skuadër, ata nuk fitonin asfjë prej 17 vitesh. Sapo mbërrita unë, fituam tre kampionate rresht. Dhe isha atje vetëm për tre vite...”.
Në fakt, kjo nuk është mënyra më e mirë për të shuar tensionet e mundshme që mund të lindin nga ana e mbështetësve zikaltër në momentin që do të “përqafojnë” atë që deri pak muaj më parë ishte idhulli i tyre.
Nga ana e tij, sulmuesi suedez nuk ka dashur të mendojë shumë për sfidën e javës së ardhshme, sepse për momentin është i përqendruar te Kombëtarja e Suedisë, në ndeshjen ndaj Maltës për kualifikueset e Kampionatit Botëror.
Pyetjes se çfarë do t’i thotë shokëve të tij, Ibrahimoviç iu përgjigj: “Nuk jam Gestapoja që të shkoj te të gjithë dhe t’u them se çfarë duhet të bëjnë.”
Midis të tjerash, aventura në Kombëtare mund të mos shkojë aq mirë. Në fakt, ai nuk e përjashton mundësinë e një lrgimi të parakohshëm. “Por për këtë do të vendos pas Botërorit – ka shpjeguar -. Për një lojtar të nivelit tim është e rëndësishme të juajë në Kupën e Botës, por e kam bërë në dy Botërorë dhe në dy Europianë. Sidoqoftë, dua të luaj edhe një herë tjetër dhe do të bëj gjithçka për ta arritur këtë.”