E Diel, 1 Nëntor 2026

Berbatov: Bullgaria mund të fitojë me Italinë

Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, thotë se Bullgaria mund ta mposhtë Italinë në ndeshjen e sotme kualifikuese për Kupën Botërore.
"Pas suksesit të së shtunës, ne besojmë se mund ta bëjmë këtë, madje edhe nëse kjo do të jetë shumë, shumë vështirë", ka thënë sulmuesi bullgar.
Bullgaria u rikthye nga një gol i hershëm i Stevan Jovetic për të mposhtur Malin e Zi me rezultat 4-1 gjatë fundjavës, përfshirë edhe një gol të Berbatov.
" Jam i lumtur që iu jam rikthyer golave me kombëtare dhe i kam dhënë fund mungesës. Jam i bindur se kemi shanse të mposhtim Italinë", ka shtuar Berbatov.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›