E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti, nga Robinjo te Luis Fabiano

Lajmin e bën të ditur e përditshmja angleze “Daily Mail”. Megjithëse Luis Fabiano ka ende dy vite kontratë me Seviljen, klubet e mëdha europiane janë vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij në merkaton e dimrit.

Ai kërkohej edhe nga Milani gjatë verës, por kiuqezinjtë nuk arritën dot një marrëveshje me klubin spanjoll në lidhje me shumën e transferimit.

Çmimi i lojtarit brazilian mund të rritet pas paraqitjeve të mira kohët e fundit, sidomos pas dopietës kundër Argjentinës të shtunën. Aktualisht, Luis Fabiano vlen rreth 23 milion euro.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›