E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra, në kërkim të golit rekord...

Vetëm pak muaj pasi iu bashkua askuadrës katalanase, Zllatan Ibrahimociç mund të hyjë në historinë e klubit blaugrana. Mjafton një gol në ndeshjen e sotme në “Kamp Nou” përballë Almerias, që Ibra të vendoste një rekord personal.

Ai do të bëhej në këtë mënyrë i vetmi futbollist në historinë e klubit spanjoll që shënon gol në gjashtë ndeshjet e para në kampionat. Ish-lojtari i Interit, që ka shënuar pesë gola në po kaq ndeshje me fanellën e Barcelonës, ka mundësi të thyejë rekordin e Sezar Rodrigezit që reziston që nga viti i largët 1950.

Një rast i artë që vjen në ditën që suedezi mbush 28 vjeç dhe goli i rekordit do të ishte padyshim qershia më e bukur mbi tortën e ditëlindjes për të.

Pra, në rast të një goli kundër andaluzianëve sot në mbrëmje, Ibrahimoviç do të realizonte atë që askush para tij në klubin katalanas nuk ka mundur ta bëjë.

Dhe të mendosh që në “Kamp Nou” kanë zbritur yje të tillë si Suarez, Krujf, Maradona dhe Ronaldo. Që me goditjen e parë Ibra mund t’i mposhtë të gjithë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›