E Shtunë, 31 Tetor 2026

Primera Divizion, java VI

Skuadra e Pep Guardiolës do të presë në “Kamp Nou” Almerian në një ndeshje ku katalanasit do kërkojnë të sigurojnë tri pikët e radhës.

Trajneri spanjoll do të lërë jashtë formacionit të parë Henri, për të aktivizuar që në fillim Andres Injestën së bashku me Ibrahimoviçin dhe Mesin.

Ndryshime edhe në repartin e mbrojtjes, ku Maksuell do të luajë në vend të Abidal në krahun e djathtë.
Në ndeshjete tjera, Deportivo la Korunja do të udhëtojë në fushën e Tenerifes, ndërkohë që Atletiko Madridi, pas dështimit në Ligën e Kampionëve ka mundësi të marrë fitoren e parë në këtë sezon përballë Zaragozës në “Visente Kalderon.”

Primera Divizion, java VI:

Sot
Tenerife – Deportivo la Korunja (ora 18:00)
Barcelona – Almeria (ora 20:00)
Atletiko Madrid – Zaragoza (ora 22:00)

Nesër
Getafe – Osasuna (ora 17:00)
Sporting Gijon – Majorka (ora 17:00)
Valadolid - Atletik Bilbao (ora 17:00)
Villareal – Espanjol (ora 17:00)
Kserez – Malaga (ora 17:00)
Racing Santander – Valencia (ora 19:00)
Sevilja - Real Madrid (ora 21:00)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›