E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra, nje rekord prej 12 mln eurosh

Jeton Selimi

Zlatan Ibrahimovic dhe Interi i kane dhene fjalen njeri-tjetrit deri ne fund te vitit 2013 dhe me nje kontrate rekord ne bote. Lajmi nuk do te zyrtarizohet perpara muajit shtator, por prapaskena qe do t'ju tregojme i largon te gjitha dyshimet e dala gjate diteve te fundit per nje shitje te mundshme te suedezit. Masimo Morati nuk ka asnje deshire ta shese Ibran dhe ky i fundit ndan po kete ide. Po ashtu eshte e vertete qe ne shtatorin e shkuar, ai suedez, bashke me agjentin e tij, Mino Raiola, ka shenuar nje akord te dyfishte me shoqerine zikalter. Ne radhe te pare, Ibra ka arritur rritjen e pages nga 6 milione ne 11 milione euro me vlefshmeri te menjehershme. Por nuk mbaron ketu, ne te njejtin moment, sulmuesi ka nenshkruar nje marreveshje paralele me shoqerine zikalter, qe parashikon nje kontrate te re nisur nga sezoni i ardhshem. Dhe ne kete kontrate te re, ka hyre ne fuqi nje tjeter shtese. Sezonin e ardhshem Ibra do te fitoje 12 milione euro ne vit. Parashikohet qe bashke me premiot, ai ta kaloje edhe jete shifer astronomike. Palet kane biseduar dhe kane rene dakort. Kontrata e re do te depozitohet me nisjen e sezonit te ri dhe do te mbetet e tille deri ne perfundim te sezonit 2013. Nese ky nuk eshte nje blindim... Sigurisht, keto shifra flasin per nje kontrate te pashoqe. Mjafton te marrim ne kosiderate qe Kaka, "Topi i Arte" ne fuqi, sapo ka rinovuar me Milanin per 9 milione euro ne sezon. Kete gje ka bere dhe Kristiano Ronaldo, kandidati per te fituar "Topin e Arte" te radhes, qe per momentin te Mancester Junajtid, nuk po fiton me shume se 8 milione euro ne vit. Reali eshte i gatshem t'i ofroje portugezit 10 milione euro ne vit, por serish shifrat jane larg nga kontrata e Ibres. Presidenti i Interit nuk ka ndermend ta lere te ike asin e tij dhe ka dashur t'i mbylle cdo dere largimi atij. Reali e Celsi e kerkojne me ngulm Ibrahimovicin, por keto shifra as dy klube me aq para veshtire se i arrijne. Mino Raiola, agjenti i lojtarit, ka pergenjeshtruar te gjitha zerat se Zllatan ishte prane kalimit te Barcelona, madje duke u shkembyer me Etone. Faktet thone te kunderten dhe suedezi as qe ka ndermend te ike nga Interi, pastaj,kur fiton 12 milione euro ne vit, perse duhet ta beje?

Zambrota kalon te Milani

Milani ve nen shenjester nje tjeter blerje pas mberritjes se francezit Flamini. Klubi kuqezi, edhe nepermjet nje reklame ne sajtin e tij te internetit, zyrtarizon blerjen e Zambrotes nga Barcelona. "Zyrtare nga shoqeria: Xhanluka Zambrota eshte nje lojtar i Milanit", thote komunikata. Klubit blaugrana do t'i kalojne 9 milione euro plus 2 milione euro bonus nese Milani do ta mbylle kampionatin i treti, ndersa lojtari 4 milione euro ne sezon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›