Rosi fiton per here te 7-te radhazi ne Muxhelo
Sikur te garonte ne oborrin e shtepise. Pole-position dhe fitore ne kete piste. Valentino Rosi ka nenshtruar serish Muxhelon dhe rivalet e tij dhe keshtu e ka zgjatur hapin ne krye te renditjes boterore te MotoGP. Eshte ai njeriu i Cmimit te Madh te Italise dhe me te, qe ka vene ne rresht Kejsi Stoner (Ducati) dhe Daniel Pedrosa (Honda), duhet pergezuar edhe nje Aleks De Anxhelis, i katerti ne finish me Honda Gresini. E gjithe kjo pas nje gare fantastike dhe nje nisjeje te veshtire. Roni niset keq nga pole dhe i duhen disa xhiro qe te heqe qafe ata qe ka rrotull (hejden dhe Kapirosi), te mbertheje ata qe ka para (Pedrosa dhe Stoner), t'i parakaloje dhe te shkeputet. Per pilotin e Yamaha qe arrin fitoren e nente ne nje piste (te shtaten radhazi) ku teknika dhe emocioni jetojne ne simbioze. Stoner u tregua i zoti dhe i vendosur. Ducati i tij kishte kohe qe notonte ne ujra te turbullta, por me ne fund ia doli te ngjitet ne pod qe pas gares se pare, ndersa Perdosa nuk ka mundur te beje asgje perballe nje "kanibali" te tille si Velentino Rosi, qe tani eshte 12 pike perpara spanjollit te Honda.