E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balak: Nuk jemi ne 100% te formes

Jeton Selimi

Pak pas ndeshjes miqesore te fituar me veshtiresi perballe Serbise (2-1), kapiteni i Mannshaft, Mikael Balak, ka vleresuar se skuadres se tij i duhet ende pune per te bere: "Donin ta fitonim me cdo kusht kete ndeshje sepse nuk do te ishte dicka e bukur ta nisnim me humbje. Ne nuk jemi ende ne 100% te formes sone, ne mund te permiresohemi ende, eshte nje ceshtje perqendrimi, forme fizike dhe te lodhjes pas perfundimit te nje 90 minuteshi vume re se kishim boshlleqe per te mbushur". Gjithcka nisi keq per Gjermanine, e cila u ndeshkua ne minuten e 17-te nga Bosko Jankovic. Minuta te tera kaluan ne heshtje per te besuarit e Hoakim Lev, derisa arriten te gjenin ritmin e duhur. Fitorja e Mannschaftit erdhi nga kemben e ujkut te vjeter, Oliver Nejvil dhe kapiteni, Mikael Balak. I pari shenoi ne minuten e 74-t te takimit, ndersa 8 minuta nga perfundimi i ndeshjes Balak shenoi golin e fitores. Ndryshe nga takimi i se merkures, ku gjermanet barazuan 2-2 ndaj Bjellorusise, skuadra vuajti te hynte ne loje, ama kur e beri, arriti te korrte fitoren. Nga ana tjeter, qendermbrojtesi Kristof Metzelder, fajtor ne momentin e shenimit te golit nga ana e serbeve, thote se do te tregoje tjeter loje gjate evropianit: "Mora nje vendim te gabuar gjate momentit te shenimit te golit nga ana e serbeve, e di gabimin tim, por ka pasur gabime dhe gabime. Perpara cdo ndeshjeje te rendesishme, kam qene i kontestuar pasi kthehesha nga demtimet dhe kam treguar se gjate veprimtarive jam me vlere. Niveli i formes sime po progreson dhe kjo me jep besim". Gjermania do te jete ne grup me Polonine, Kroacine dhe organizatoret e Austrise. Takimin e pare, Balak me shoke, do ta zhvillojne ndaj polakeve te drejtuar nga Leo Benhaker ne daten 8 qershor. Deri atehere, trajneri Lev shpreson te mbylle te gjitha hapesirat dhe te kete ne dispozicion nje grup te harmonizuar mire, qe problemet e dy miqesoreve te fundit te mos shfaqen me gjate ecurise ne evropian. Perballja me e forte per Gjermanine duket se do te jete sfida ndaj Kroacise, ndersa "derbi" me Austrine nuk perben ndonje problem, pasi mes dy skuadrave ka vertet shume diference. Gjermania eshte ne nder favoritet e Euro 2008 dhe mes rivaleve te saj, duket se do ta kete me te thjeshte kalimin e grupit.

79 Ndeshje ka luajtur Mikael Balak me perfaqesuesen e Gjermanise. Debutimi i tij daton me 28 prill te vitit 1999, kur ne minuten e 60-te zevendesoi Ditmar Hamanin ne Gjermani-Skoci.

35 Gola ka shenuar Mikael Balak me perfaqesuesen e Gjermanise. Mesfushori i Celsit ka nje perqindje mjaft te mire realizimi, pasi ka shenuar gati nje gol ne cdo dy takime me Mannschaft.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›