E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra s’ka probleme

Zlatan Ibrahimoviç ka insistuar se është i lumtur në Barcelonë. Suedezi arriti të shënojë gol nga penalltia të dielën në fitoren 4-2 ndaj Real Zaragozas. Ai la pas vetes një javë të vështirë, gjatë së cilës menaxheri i tij kishte kritikuar trajnerin Pep Guardiola.

“Ndihem mirë dhe jam duke punuar shumë. Por, nganjëherë topi nuk ju dëgjon”, tha Ibrahimoviç i cili ishte kritikuar në javët e fundit për paraqitjet e dobëta që rezultuan me largimin e tij nga formacioni bazë i ekipit. “Trajneri nuk më ka treguar pse më kishte lënë jashtë formacionit, por nuk më ka borxh një shpjegim”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›