E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, rihapet debati për ndryshim të strukturës së kampionatit

Tolerimet ne ndeshjet e fazes se trete te Superliges, qe kete sezon kane nisur me shpejt se vitet e tjera kane hapur edhe nje here debatin ne lidhje me ndryshimin e struktures se kampionatit. Aktualisht ne kompeticionin elitar te futbollit ne vend luajne 12 skuadra ne tre faza, por ky format i ka hapur rrugen tolerimeve qe jane shfaqur hapur ne kete sezon. Per kete arsye eshte ngritur nje pikëpyetje e madhe nese duhet te ndryshoje apo jo skema e Superliges.

Ne sondazhin me te fundit te bere nga gazeta “Sporti Shqiptar’ dhe i bere publik ne emisionin “Skaner Kampionat” ne Alsat, mbi 70% e sportdashësve mendojne se kampionati shqiptar duhet te ndryshoje format.

71% ose 1320 votues shprehen se Superliga duhet te kthehet ne skemen klasike me 16 skuadra dhe 2 faza. Nderkohe 19% e personave qe kane marre pjese ne sondazh mendojne se Superliga duhet te luhet ne dy faza por skuadrat qe do te marrin pjese te jane 14-te. Vetem 10% mendojne se kampionati shqiptar duhet te mos ndryshoje strukturen e tij dhe te vazhdoje te luhet me 12 skuadra dhe tre faza.

Gjithsesi skema e Superliges mund ta ndryshoje vetem Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit, por ky vendim mund te merret veten ne përfundim te këtij sezoni, pasi ne te kundërt ne javet e mbetura nuk do te flitej me per gare sportive.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›