Berlusconi “rekorder”
Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, vlerësoi se sa i përket numrit të ithtarëve që ka, ai është “rekorder” në mesin e udhëheqësve të Perëndimit demokratik.
Gjatë vizitës së tij në qytetin e Bolonjës, Berlusconi theksoi se është më i popullarizuar se presidenti i Francës, Nicola Sarkozy, se sa kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel dhe se presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
“Atyre, që flasin për rënien e popullaritetit të Berlusconit, do t’iu them se pas zgjedhjeve kam pasur një përkrahje prej 68 për qind, ndërsa tani ajo ka rënë në 61 për qind.
Sarkozynë e mbështesin 32 për qind të votuesve, Merkelin 40 për qind, ndërsa Obamën 42 për qind. Si mund të mendohet se po i bie popullariteti një udhëheqësi, i cili mbështetet nga 61 për qind e votuesve?”, tha Berlusconi.
Duke komentuar mundësinë e abstenimit të votuesve, në zgjedhjet rajonale, të cilat në Itali zhvillohen të dielën, Berlusconi i bëri thirrje votuesve për pjesëmarrje sa më të madhe dhe tërhoqi vërejtjen se modalja në zgjedhje është votim për të majtën në opozitë.
“Është obligim i të gjithëve që të votojnë për koalicionin tonë, duke pasur parasysh se çfarë është duke bërë e majta”, tha Berlusconi.