E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra tallet me tifozët e PSG: Ju gjetëm pa asgjë

Zlatan Ibrahimovic i është kundërpërgjigjur tifozëve të PSG të cilët në ndeshjen e fundit ndaj Nancy vërshëllyen lojtarët e PSG. Ibra tha se çuditet se si tifozët e kësak skuadre mund të vërshëllejnë, kur deri para pak vitesh nuk kishin asgjë.

"Kërkojnë shumë, por është e çuditshme, sidomos po të bëhen krahasime me atë që kishin në të kaluarën. Jo për gjë, por më parë nuk është se kishin shumë. PSG është skuadër e ndërtuar në këto dy vitet e fundit, andaj nuk e di se çka kërkojnë më shumë" deklaroj Ibrahimovic./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›