Lazio në "ferr", Interi në terr

Fiorentina i është bërë ferri i Lazios duke e mposhtur midis Romës skuadrën kryeqytetase me rezultat 2 me 0. Jovetic në minutën e 20 realizoj për 1 me 0. Llajic në minutën e 50 shënoj për 2 me 0 dhe fitoren e violas si mysafir.
Në anën tjetër Interi është turpëruar në stadiumin e saj duke pësuar me rezultat 0 me 1 nga Bologna. Alberto Gilardino realizoj golin e vetëm në këtë takim në minutën e 57 të ndeshjes.
Fiorentina tani rrëmben pozitën e katërt në tabelë me 48 pikë të tubuara./Indeksonline/