Prishtina-Trepça, përfundon me turp

Ndeshja derbi e basketbollit kosovar mes Prishtinës dhe Trepçës ka përfunduar para kohe, në mënyrë turpëruese.
Ndeshja derbi është ndërprerë pasi në çerekun e tretë të ndeshjes, disa tifozë vendas kany hyrë në parket duke duke sulmuar lojtarë mysafir dhe zyrtarë të skuadrës.
Policia ndërhyri për të qetësuar situatën por se gjyqtari e ndërpreu ndeshjen me arsyetimin se nuk ka kushte që loja të vazhdoj.
Pas këtij incidenti, Prishtina pritet të jetë skuadra që do të dëmtohet pasi që sipas të gjitha gjasave ndeshja do të regjistrohet me rezultat 20-0 për Trepçën./Indeksonline/