E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahim Gashi jep dorëheqje

Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi, ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë Qeverisë dhe kryeministrit Hashim Thaçi, të hënën pasdite.

Burime të Express kanë thënë se Gashi pritet që pas dorëheqjes ti përkushtohet jetës së tij akademike.

Në këtë pozitë Gashi kishte ardhur nga radhët e partisë Aleanca për Kosovën e Re (AKR), e cila është në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Thuhet se Gashi po ashtu pritet të kandidoi për Rektor të Universitetit të Prishtinës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›