Deschamps braktis Marseillen

Marseille ka njoftuar se Didier Deschamps është larguar nga posti i trajnerit të skuadrës nga Ligue 1.
43 vjeçari automatikisht është shndërruar në favorit për ta zëvendësuar Laurent Blancun në detyrën e selektorit të Francës. Marseille njoftoi se Deschamps është larguar në marrëveshje dypalëshe dhe tregoi se vendimi erdhi pas paqartësisë rreth pozitës së tij.
Deschamps para tri vitesh u rikthye si trajner në klubin ku ishte kapiten gjatë karrierës së tij si futbollist.