Enrique Pena Nieto, president i ri i Meksikës
Fitimtar në zgjedhjet presidenciale në Meksikë doli avokati Enrique Pena Nieto. Pena Nieto fitoi sipas të dhënave zyrtare 37,9 për qind të votave.
Kandidati i Partisë së Revolucionit të Institucionalizuar është kështu në epërsi të pakthyeshme ndaj konkurrentëve të tij më të rëndësishëm, Andres Manuel Lopez Obrador nga Partia e Majtë e Revolucionit Demokratik dhe Josefina Vazques Mota, e cila u paraqit nga partia në pushtet, Aksioni Kombëtar.
Suksesi elektoral i Pena Nietos do të thotë edhe një ringjallje e Partisë së Revolucionit të Institucionalizuar, e cila ka qeverisur Meksikën nga viti 1929 deri në vitin 2000 në mënyrë autoritare.
Qeverisja e saj u shoqërua nga korrupsioni, manipulimet e zgjedhjeve, shtypja dhe nepotizmi.
45-vjeçari Pena Nieto pason në postin e presidentit Felipe Calderonin, i cili ka qenë kryetar i shtetit që prej fundit të vitit 2006.