Ibrahimaj: Partnerët ndërkombëtarë, kontribut në përmirësimin e klimës së biznesit

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rritja e mëtejshme e investimeve amerikane në vendin tonë ishin në fokus të takimit të zhvilluar mes ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj me përfaqësues nga kompania amerikane dhe zyra rajonale në Ballkan, Straife.
Ibrahimaj tha se, gjatë takimit diskutuam për sfidat e biznesit shqiptar dhe rajonal në procesin e integrimit në BE.
Ministrja vlerësoi bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë që ofrojnë nivele të larta të ekspertizës dhe konsulencës, duke kontribuar në përmirësimin e klimës së biznesit në vendin tonë.
Investimet amerikane në Shqipëri kanë shënuar rritje me 17.5% gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitori i pestë më i madh deri tani në vendin tonë, për vitin 2023 është SHBA, me një fluks investimesh mbi 47 milionë eurosh.
Investimet amerikane janë të përqendruara kryesisht në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, si energjetikë, gazi të lëngshëm natyror, sistem financiar etj.
1 nga 3