E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kurimi i sëmundjeve të duhanit, familjet shqiptare shpenzojnë 223.3 mln lekë në muaj

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Familjet shqiptare shpenzojnë rreth 223.3 milionë lekë në muaj për të kuruar sëmundjet që shkaktohen nga konsumi i duhanit.

Sipas një studimi të realizuar dhe publikuar sot nga pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe studioja e konsultimeve ekonomike (DSA), nënvizohet rëndësia e një politike fiskale dhe jofiskale më të ashpër për të dekurajuar konsumin e duhanit.

Sipas studimit të publikuar sot në Tiranë nga pedagogu Drini Imami, i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Aurora Hoxha, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Elvina Merkaj, pedagoge në Universitetin Politeknik të Markes (Marche Polytechnic University), Ankona, Itali, për shkenca ekonomike, duhanpirja jo vetëm që dëmton shëndetin, por sjell edhe varfëri.

“Shpenzimet vjetore të  kujdesit shëndetësor në lidhje me  konsumin e duhanit arrijnë në rreth 223.3  milionë lekë – pjesa më e madhe shkon për  shpenzimet e lidhura me barnat (rreth 20  milionë). Një përqindje më e vogël përfshin kostot e vizitave spitalore dhe apo në qendrat  shëndetësore. Më konkretisht janë: Shpenzimet shëndetësore totale arrijnë në 223,294,461 lekë. Nga këto, shpenzime për spitalet dhe vizitat 53,269,307 lekë. Shpenzimeve për barna: 169,342,387 lekë. Të ndara sipas rajoneve, familjet në zonën e veriut të Shqipërisë shpenzojnë në total 51,778,426 lekë, ne rajonin qendror të vendit 101,399,417 lekë dhe në jug 70,116,618 lekë.

Referuar studimit, zonat rurale kanë një shpenzim më të ulët: 92,814,779 lekë, në krahasim me Urbanet, 130 588 235 lekë.

Po ashtu në studim janë llogaritet dhe kostot e sistemit shëndetësor të vendit për të mbuluar me shërbime të prekurit nga sëmundjet që janë të lidhura drejt për drejt me duhanin.

“Përveç kostove që përballohen nga buxheti i familjes, sëmundjet e shkaktuara nga  konsumi i duhanit shoqërohen me kosto të konsiderueshme të mbuluara nga  sistemi/spitalet shëndetësore publike (që nuk  paguhen nga pacientët). Në përgjithësi,  kostot që i atribuohen konsumit të duhanit për shtrimin në spital përbëjnë rreth 30% të  totalit, çka konfirmon pasojat ekonomike të  konsumit të duhanit në shpenzimet spitalore.  Sëmundjet e frymëmarrjes, të cilat janë ndër sëmundjet kryesore të shkaktuara nga duhani, përbëjnë një barrë të madhe ekonomike: kostot që i atribuohen duhanpirjes përbëjnë 15% të kostos totale për këtë sëmundje ose 203.4 milionë lekë. Kostot e sëmundjeve të zemrës, që lidhen me duhanpirjen, përbëjnë 125.88 milionë lekë” bënë të ditur studiuesit.

“Siç u theksua më herët, duhanpirja rezulton  në barra të konsiderueshme financiare për sistemin shëndetësor publik, i cili përveç  shpenzimeve publike spitalore mbulon edhe  shpenzime të tjera (p.sh. mjekime ose shërbime që mund të merren jashtë spitaleve  publike, por që financohen nga qeveria). Institucioni publik përgjegjës për  administrimin e skemës së sigurimit të  detyrueshëm të kujdesit shëndetësor është Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH). Gjatë vitit 2022, kostot totale të kujdesit shëndetësor të mbuluara nga FSDKSH arritën në 51,564 milionë lekë. Kostot që i atribuohen duhanpirjes të mbuluara nga FSDKSH-ja janë rreth 11.2 miliardë. Kjo nënkupton që një pjesë e konsiderueshme, afërsisht 22% e shpenzimeve totale, lidhet drejtpërdrejt me çështjet shëndetësore që i atribuohen duhanpirjes. Zërat e shpenzimeve milionë lekë Hospitalizimi 6,429 Kujdesi shëndetësor parësor 2,277″, bëhet me dije në studim.

Gjetjet po ashtu tregojnë se sëmundjet e shkaktuara nga konsumi i duhanit ndikojnë ndjeshëm në rritjen e numrit të ditëve të munguara në punë, duke rezultuar në produktivitet më të ulët për ekonominë.

Studiuesit në konkluzionet e tyre rekomanduan një politikë më të ashpër fiskale dhe jo vetëm. “Studimi konfirmon rëndësinë e zbatimit të shpejtë të politikave që synojnë uljen e  konsumit të duhanit. Rritja e vazhdueshme e taksave të akcizës së duhanit rezulton më  efektive në frenimin e konsumit të duhanit. Ky ndikim është veçanërisht më i madh tek  familjet me të ardhura më të ulëta, të cilat kanë ndjeshmëri më të madhe ndaj  ndryshimeve të çmimeve prandaj kanë më shumë gjasa të lënë duhanin si rrjedhojë e  rritjes së çmimeve. Rrjedhimisht, familjet me të ardhura më të ulëta do të përfitojnë më  shumë nga ulja e konsumit të duhanit, çka është e rëndësishme duke pasur parasysh që Shqipërisë është një nga vendet më të varfra në Evropë. Gjithashtu studimet e fundit tregojnë se si  politikat e kontrollit të duhanit, si ato fiskale (akciza më e lartë), ashtu edhe ato jofiskale (ndalimi i konsumit të duhanit në ambiente  publike të mbyllura si bare/restorante)  rezultojnë të ulin ndjeshëm gjasat për fillimin  e konsumit të duhanit nga të miturit”, thanë studiuesit.

1 nga 10

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›