E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimi ndërhyn në vendimmarrje të pavarur

Gjyqtarët e Gjykatës Themelore shprehen në kushte anonomiteti se Hamdi Ibrahimi cakton lëndët të cilat do të procedohen dhe se cilat jo. 

Sipas tyre, ai është I vendosur që të krijojë klane. Ata akuzojnë kreun e Gjykatës se po mundohet të krijojë një grup të caktuar në Gjykatë, duke ushtruar presion të herëpashershëm ndaj punonjësve dhe duke i kërcënuar me largim, shkruan Kosova Sot.

Të ankuarit kanë theksuar se Ibrahimi I thërret ata në zyrë, dhe në këtë mënyrë edhe ndikon në vendime.
Nga ana e tij, Ibrahimi ka mohuar këto akuza./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›