E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi ia bën qejfin Pacollit

Kryeministrit Hashim Thaçi do t`i duhet të vazhdojë ndryshimet në qeverinë e tij.

Partneri qeverisës Koalicioni për Kosovë të Re po kërkon edhe disa zëvendësministra, për të realizuar “hisen e plotë” në qeverisje, shkruan Tribuna. 

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, që është partia më e madhe në KKR, ka deponuar tanimë tek kryeministri Hashim Thaçi emrin e parë të zëvendësministrit të ri.

Bernard Nikaj, këshilltar i deritashëm politik i ministres Mimoza Kusari-Lila pritet të ngritet në pozitën e zv/ministrit në po këtë ministri./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›