E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç debuton sonte për Barcelonën

Nuk mjafton vetëm një puthje e fanellës për të hyrë në zemrat e tifozëve të mësuar me triumfe. Zllatan Ibrahimoviç sonte në mbrëmje duhet të tregojë në fushën e blertë se thesi me euro dhe fantazma e Eto'o ia vlejtën si sakrificë për yllin e ri të Kamp Nou-t. Përballja me Mançester Sitin do të jetë prova për të parë nga afër magjitë e suedezit që bashkë me Mesin duhet të rivalizojnë neogalaktikët Ronaldo-Kaka.

Në trofeun Gamper, Ibra do të luajë përkrah Leo Mesit, i rikuperuar pjesërisht nga dëmtimi. Për Barçën do të mungojnë Iniesta e Markez, ndërsa në anën tjetër do të luajnë yjet e rinj të Sitit si Tevez, Adebayor dhe Kolo Tourè në një sfidë brenda familjes kundër vëllait Jajà që luan për katalanasit. Me pak fjalë: spektakli është i garantuar.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›