Mourinjo, “viktima” e radhës është Lipi
Katër ditë para fillimit të kampionatit, Marçelo Lipi është “viktima” e parë e “sulmeve” të Hoze Mourinjos. “Mesa duket, kampionati ka përfunduar para se të fillojë. Është hera e parë për mua të lexoj që një trajner kombëtareje, një person që ka përgjegjësi të jashtëzakonshme, të thotë se kampionatin do ta fitojë një skuadër e caktuar, në rastin konkret, Juventusi. E vetmja gjë që më vjen në mendje, është një mungesë respekti nga ana e tij,”- ka deklaruar tekniku i Interit.
“Mund ta pranoj që një gazetar të japë opinionin e tij, duke thënë që Juventusi, në këndvështrimin e tij, mund të jetë skuadra që do ta fitojë kampionatin e ardhshëm. Gjithashtu, këtë mund ta bëjë edhe një lojtar, trajneri apo presidenti i Juventusit: është logjike, sepse mund të jetë një mënyrë për të motivuar skuadrën,”- ka shtuar Mourinjo.
Trajneri zikaltër ndalet edhe tek gjendja e skuadrës së tij pak para fillimit të kampionatit: “Kemi gjashtë mbrojtës qendre në dispozicion, përpara janë Mansini dhe Kuarezma. Kemi pak vështirësi në mesfushë pas dëmtimit të Kambiasos: do të na duhet të bëjmë pa të të paktën për dy ndeshjet e para në Champions Ligës. Në qoftë se do të jetë e nevojshme, do ta ndryshoj modulin e lojës. Do të luajmë vetëm me dy futbollistë në mesfushë. Nuk dua të heq dorë nga dy sulmuesit,”- ka nënvizuar Hoze Mourinjo.