E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibrahimovic: Milani mund ta fitojë titullin pa mua

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar se ekipi i tij mund ta fitojë titullin e Serie A edhe pra ndihmën e tij.

Suedezi është ndëshkuar me pezullim prej tre ndeshje këtë javë për shkak se kishte fyer arbitrin gjatë fitores 2-1 ndaj Fiorentinës fundjavës së kaluar, që ishte ndeshja e tij e parë pas pezullimit tjetër për dy ndeshje. Megjithatë Ibrahimovic është i bindur se bashkëlojtarët e tij mund të fitojnë edhe pa të.

“Ne kemi një ekipe të shkëlqyeshëm dhe Milani do të fitojë edhe pa mua. Unë jam ndëshkuar me tre ndeshje për shkak se kam biseduar me veten. Kam qenë i zemëruar pasi e humba topin. Nëse ata më japin tre ndeshje pezullim për këtë, pastaj të tjerët duhet të pezullohen përjetë”, ka thënë Ibrahimovic.

Milani aktualisht është lider i tabelës me tre pikë diferencë nga pozita e dytë, ku ndodhet Napoli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›