E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic, arrogant dhe i ndytë

Kapiteni i Ishujve Faro, Frodi Benjaminsen ka kritikuar yllin e Suedisë, Zlatan Ibrahimovic pas ndeshjes së tyre kualifikuese në kuadër të Kampionatit botëror 2014.

Benjaminsen ishte i përfshirë në një grindje me sulmuesin e Paris Saint-Germainit derisa të dyja përfaqësueset ishin duke shkuar drejt zhveshtoreve dhe mbrojtësi ka mbetur i pakënaqur me sjelljen e sulmuesit të mirënjohur.

“Ai më qëlloi me bërryl pak para përfundimit të pjesës së parë dhe më pas në rrugë drejt zhveshtoreve kërkova shpjegim prej tij kurse ai tentoi të më tërheq. Por, nuk jemi rrahur”, deklaroi Benjaminsen për Expressen.

“Ibrahimovic është futbollist arrogant, ai e ngacmonte skuadrën tonë, gjithnjë fliste se ku luan dhe se sa fiton. Sjellja e tij ishte fëmijërore. Ai është edhe futbollist shumë i ndytë. Thjesht nuk më pëlqen”, përfundoi ai. Ibrahimovic është aktualisht duke u përgatitur për ndeshjen e ardhshme kualifikuese kundër Gjermanisë që zhvillohet të martën mbrëma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›