E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malala dërgohet për shërim në Britani të Madhe

Ushtria pakistaneze njoftoi se qeveria e ka dërguar një aktiviste 14 vjeçare për shërim në Britani të Madhe, pasi ajo ishte sulmuar dhe lënduar rëndë javën e kaluar nga talebanët.

Një ambulancë ajrore, e cila bartte Malala Yusufzain, është nisur nga Islamabadi për në Britani të Madhe.

Ushtria pakistaneze thotë se Malalës i duhet shërim i mëtejmë, për ta marrë veten plotësisht fizikisht dhe psikikisht nga lëndimet e saj.

Në deklaratë po ashtu thuhet se një qendër britanike do t’i ofrojë të gjitha shërbimet e nevojshme për shërimin e saj nga lëndimet e shumta.

Malala ishte qëlluar në kokë javën e kaluar në veriperëndim të Pakistanit. Talebanët e kishin cak adoleshenten, për shkak të përpjekjeve të saj për të promovuar edukimin e vajzave në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›