E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic kerkon te largohet nga Paris SG

Një tranferim i bujshëm në këtë verë mund të jeta ai i Zlatan Ibrahimoviçit tek Reali i Madridit.
Sulmuesi suedez kërkohet nga Mançester Siti, por dëshira e tij është  Reali ku do të gjente ish-trajnerin, Karlo Ançeloti. 
Klubi spanjoll është gati të paguajë 25 milionë euro për kartonin e futbollistit.
Ndërkohë edhe Paris Sent Zhërmen mund të heqë dorë nga Ibrahimoviç, pas blerjes së bujshme të Edison Kavanit. 
Më parë, Ibrahimoviç ka luajtur në Spanjë me Barcelonën, por aventura e tij me skuadrën katalunjase nuk ishte nga më të mira.
Duke pritur Ibrën, Reali blindon Kristiano Ronaldon. 
Klubi i përgjigjet të gjitha skuadrave të tjera që kërkojnë sulmuesin portugez, duke i ofruar atij rinovimin e kontratës.
Ronaldo pritet të rinovojë kontratën deri në vitin 2018, ndërsa përfitimiet e tij do të rriten deri në 15 milionë euro në sezon.
Për Kristianon janë interesuar klube si Mançester Junajtid, Mançester Siti apo Monako në Francë.
Së fundi, madrilenët kanë rritur pretendimet për sulmuesin Gonzalo Higuain. Argjentinasi vlerësohet tani në 40 milionë euro. Arsenali është klubi më i interesuar për të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›