E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancester Siti gjen akordin me Seviljen

Alvaro Negredo mund të quhet futbollist i Mançester Sitit.
Klubi anglez do t’i paguajë Seviljes mbi 20 milionë stërlina, apo afërsisht 25 milionë euro, ndërsa sulmuesi pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare.
Negredo është shprehur se Siti është një klub i madh për t’i thënë jo.
Ndërkaq, tek Siti mund të vijë shpejt Stevan Jovetiç nga Fiorentina dhe malazezi mund të kushtojë 25 milionë stërlina, apo rreth 30 milionë euro.
Nëse edhe kjo ndodh, shpenzimet e trajnerit Manuel Pelegrini do të arrinin në 90 milionë stërlina.
Duke mbetur po në Angli, Çelsi nuk heq dorë nga Uejn Runi.
Sulmuesi është lojtari i preferuar nga Zhoze Murinjo. 
Mançester Junajtid e ka hedhur poshtë menjëherë ofertën e fundit të bluve.
Blutë e Londrës kanë vendosur në tavolinë 80 milionë euro, nga të cilat 25 milionë janë për Junajtid dhe pjesa tjetër si rrogë për futbollistin. 
Runi do të përfitonte 11.5 milionë euro në sezon rrogë për 5 vjet. Në këtë operacion rëndësi të veçantë ka edhe dëshira e vetë lojtarit që mendon largimin nga Mançester Junajtid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›