E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic ne fjalorin suedez

Protagonist në fushë me golat spektakolarë që shënon

Ai bie në sy edhe për karakterin e fortë që tregon në çdo përballje, ku asnjëherë nuk tërhiqet mbrapa.

Zlatan Ibrahimovic është një personazh aq i rëndësishëm në Suedi, sa në këtë vend do të kenë një fjalë të re në fjalorin e gjuhës, e cila është frymëzuar nga sulmuesi i Paris Saint Germain.

Instituti i gjuhës ka prezantuar 40 fjalët e reja të miratuara për t’u përdorur në Suedi dhe mes tyre bie në sy fjala “zlatanera”.

Në shqip, kjo folje do të thotë “të bësh diçka me forcë apo të dominosh”.

Fjala ka lindur në Francë, aty ku sulmuesi po lë shenjë me golat e tij.

Brenda një kohe shumë të shkurtër, “zlatanera” është përhapur në mënyrë masive, duke bërë që në Suedi ta huazojnë për ta përdorur në fjalorin zyrtar të gjuhës.

Një lajm i çuditshëm, megjithatë tani jemi mësuar me faktin që kur flitet për Zlatan Ibrahimoviç asgjë nuk është e zakontë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›