Nepal futboll elefantesh ne malet e Himalajeve

Kërshëria është e madhe, ndonëse aty nuk do të luante as Barcelona dhe as Reali i Madridit. Në vend të tyre ishin dy ekipe elefantësh në moshë fare të re që sfiduan lartësinë në këmbë të Himalajeve duke zhvilluar një ndeshje spektakolare futbolli.
Pavarësisht, se kafshët e mëdha rreth 5-tonëshe u drejtuan nga njerëz të hipur mbi kurriz, sërish ajo ishte më shumë një përballje elefantësh sesa humanësh.
Ekipet ishin sponsorizuar nga dy banka, Kist Bank dhe Gasuri Shankar Development Bank. Skuadra e parë fitoi 6-0, ndërsa ndeshja ishte pjesë e Festivalit të Elefantëve. Kjo shfaqje ka 9 vjet që zhvillohet me synim ruajtjen e kafshëve gjigande nga gjuetia e paligjshme dhe e rrezikshme që ka sjellë uljen e numrit të tyre në Nepal dhe Indi.
Në kuadër të këtij Festivali që zgjat 3 ditë, pati edhe një sfilatë bukurie të elefantëve, një garë vrapimi të demave, një garë vrapimi të kafshëve si dhe shfaqje të tjera që kanë zbukuruar ditët e fundvitit në këtë vend malor, ndër më të izoluarit nga bota.
Elefantët, me lojën dhe golat e tyre sikur na ftojnë që t’i duam më shumë dhe t’i pranojmë në jetën tonë, jo për dhëmbët e tyre të fildishtë, por për faktin se ato janë qenie të gjalla, madje tepër inteligjente.