Ibrahimovic, nje hap larg faneles se Barcelones
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic ka theksuar se do te mirepriste nje levizje nese Barcelona dhe Interi arrijne ne nje marreveshje te perbashket. Presidenti i Barcelones, Joan Laporta, gjate nates se kaluar, beri te ditur se kishte arritur nje marreveshje, per te sjelle ne "Kamp Nou" futbollistin e njohur suedez, Zlatan Ibrahimovic. Kane disa dite qe kampionet e Evropes jane ne bisedime me presidentin zikalter, Masimo Moratin. Pavaresisht faktit se nuk ka asnje konfirmim zyrtar per marreveshjen, sipas se ciles duhet te derdhen ne klubin e Interit rreth 45 milione euro, plus edhe sulmuesin Samuel Eto. Lojtari i krahut, Aleksander Hleb gjithashtu raportohet se eshte pjese e marreveshjes ne fjale. Ibrahimovic ka theksuar se ai personalisht do te jete i kenaqur ne rast te ndonje kalimi ne "San Siro", por ai ka ende nje kontrate dhe ka shpenzuar pese sezone te mira ne Itali. 27 vjecari eshte duke shqyrtuar mundesine e largimit per ne Spanje, per t'u bashkuar me kampionet e Evropes. - "Ka nje shans qe te largohem nga Barcelona nese oferta e Interit do te jete konkrete. Ne kete rast kjo do te ndodhe, mendoj se eshte edhe ne interesin tim" - theksoi suedezi per mediat e vendit te tij. "Kjo tani i perket Interit nese deshiron qe te jem apo jo pjese e skuadres se tyre. Une e respektoj kontraten time. Une bej punen time dhe jam i lumtur ketu." Nderkaq, Laporta gjate nates se kaluar theksoi se marreveshja ende nuk eshte arritur perfundimisht. - "Nuk mund te them se kjo ka ndodhur perfundimisht, por duhet te presim ecurine e bisedimeve te metejshme."