Krasniqi i rikthehet ringut ne shtator
Luan Krasniqi do te rikthehet serish ne ring, ashtu sic kishte paralajmeruar me pare. Boksieri me origjine shqiptare do te ndeshet kunder Aleksander Dimitrenkos. Sipas gazetes gjermane "Bild", Krasniqi pas humbjeve te fundit nuk eshte dorezuar ende, por kerkon qe ta mbylle me fitore karrieren e tij. Sipas shtypit gjerman Krasniqi dhe Dimitrenko do te perballen serish ne vjeshte, me njeri -tjetrin. Luan Krasniqi e ka zhvilluar ndeshjen e tij te fundit para tete muajve, kur edhe humbi me boksierin qe ka ftuar ne ring per here te dyte, Dimitrenko. Pas humbjes ne fjale eshte deklaruar largimi i Krasniqit nga ringu, gje qe nuk ndodhi ne fakt. Marreveshja eshte arritur nga i njejti promotor qe beri te mundur perballej e pare mes dy boksiereve. Krasniqi garon per Gjermanine dhe synonte titullin boteror ne ndeshjen e kaluar, gje qe nuk e arriti, por ai insiston dhe beson se do t'ia dale ne ndeshjen e radhes. Kjo do te jete sfida e fundit e boksierit shqiptar, Luan Krasniqi, ne rast se humbet serish ne ring.