Hetemaj, ambientohet te Albinolefe
Futbollisti kosovar, Mehmet Hetemaj shprehet se ka gjetur ekipin e duhur ne Seria B, pas transferimit ne forme huazimi per te ekipi i Albinolefes. Sipas Hetemajt behet fjale per nje klub me emer dhe me kushte te pershtatshme, qe lejon zhvillimin normal te stervitjes. - "Mendimi i pare per kete klub eshte shume i mire. Qendra e pergatitjeve eshte mjaft e madhe dhe e mire", - deklaroi per mediat finlandeze Hetemaj, i cili vazhdon qe te jete ne pronesi te klubit te Panionios, ne Greqi. Hetemaj eshte nje nder lojtaret e rinj shqiptare, i afirmuar ne tregun nderkombetar. Ai ka zgjedhur Finlanden dhe aktivizohet me ekipin kombetar shpresa te ketij vendi. - "Shpresoj qe gjithcka te vazhdoje ne kete menyre, sic e kam nisur", - theksoi Hetemaj.