Ibrahimovic, njeriu i asistimeve

Zlatan Ibrahimovic e ka thyer rekordin e asistimeve për një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi suedez ka shërbyer bashkëlojtarët në katër golat që i realizoi Paris Saint-Germaini në fitoren ndaj Dinamo Zagrebit.
“Edhe nëse nuk shënoj gola, e rëndësishme është që të marr pjesë në lojën ekipore”, deklaroi 31 vjeçari i cili asistoi në golat e Alex, Blaise Matuidi, Jeremy Menez e Guillaume Hoarau.
Ndërkohë, trajneri Carlo Ancelotti e ka lavdëruar futbollistin me prejardhje boshnjake, për të cilin thotë se është një kampion, sepse i shfrytëzon aftësitë e tij që ta përmirësojë paraqitjen e ekipit.