KE pesimist për gjendjen ekonomike
Komisioni Evropian ka shkurtuar parashikimet e veta të rritjes ekonomike për vitin 2013 në eurozonë, ndërsa kjo e fundit përballet me tejkalimin e krizës së borxheve.
Komisioni, një mekanizëm ekzekutiv i Bashkimit Evropian, njoftoi se eurozona do të ketë një rritje shumë të vogël vitin e ardhshëm, me vetëm 0.1 për qind. Gjashtë muaj më parë, Komisioni parashikonte që ekonomia në eurozonë të rritej me 1 për qind.
Parashikimet e Komisionit nuk janë optimiste edhe për rritjen e ekonomive më të mëdha në mesin e 17 vendeve anëtare të eurozonës.
Sipas Komisionit, Greqia do të ketë një rritje më të fortë ekonomike sesa pritjet e Athinës. Komisioni thotë se Greqia, e cila varet nga paketat ndërkombëtare të ndihmës, më në fund do të dalë nga recesioni shtatë vjeçar në vitin 2014./Kosovapress/