Ibrahimoviç si Ronaldo e Messi

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri beson se sulmuesi i Rossonerëve Zlatan Ibrahimoviç është i mirë sa Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Ylli portugez dhe ai argjentinas konsiderohen si dy futbollistët më të mirë të botë pas paraqitjeve të shkëlqyeshme për Real Madridin respektivisht Barcelonën. Por, edhe Ibrahimoviç ka qenë mbresëlënës me Milanin derisa realizoi 21 gola në 39 paraqitje sezonin e kaluar në triumfin në Serie A.
Dhe, Allegri beson se reprezentuesi suedez duhet të përmendet në rang me dyshen e La Ligas. “Ibrahimoviç vlen njësoj sa Ronaldo dhe Messi”, tha Allegri për Gazzetta dello Sport.
Përveç kësaj, Allegri beson se Milan mund të sfidojë Barcelonën dhe Realin për trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon. “Barcelona dhe Reali janë më të mirët në Ligën e Kampionëve por ne mund t’i mposhtim”, përfundoi ai.