E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovoic, nga nje gol per cdo ndeshje

Barcelona i eshte bashkuar Realit te Madridit ne krye te klasifikimit me 15 pike, duke arritur maksimumin e mundshem ne pese jave kampionat. Ne javen e fundit Reali fitoi me heret 3-0 me Tenerifen, por Barca shenoi nje gol me pak ne fushen e Malages, duke fituar gjithsesi paster. Ndaj Malages, Zlatan Ibrahimovic shenoi golin e tij te peste radhazi, ne pese ndeshje. Ibrahimovic e nisi ndeshjen e fundit te kampionatit spanjoll nga stoli i rezervave, pasi ishte i demtuar nga nje sfide e kaluar. Infermierise se Barcelones, pas demtimit te suedezit iu bashkua dhe Tierri Henri qe la fushen pas 28 minutash loje, per shkak te demtimit. Suedezi ne cdo ndeshje qe eshte aktivizuar me fanellen e Barces, ka mundur qe te realizoje nga nje gol. Me pese gola, nje me pak se David Vija i Valencias, Ibrahimovic ka hedhur edhe kete sezon kandidaturen e tij per te fituar "Kepucen e Arte". "Ibrahimovic eshte nje figure kyce ne skuader dhe ne mund te luajme edhe me mire nese deshirojme, - tha mesfushori i Barcelones, Dani Alvesh.- ai mund te na ndihmoje me shume qe te shenojme gola dhe te kemi cilesi me te larta se ne te kaluaren. Kristiano Ronaldo deshtoi ne fitoren e fundit te Realit te Madridit 3-0, ndaj Tenerifes duke krijuar diference me yllin e Barcelones, per sa i perket korrektesise para portes. Evropa do te jete porta e radhes per dy gjigantet e futbollit spanjoll. Barcelona do te perballet te marten me Dinamon e Kievit ne Ligen e Kampioneve dhe 24 ore me vone Reali i Madridit do te prese Olimpikun e Marsejes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›