Merkel fiton zgjedhjet, qeveri me liberalet
Per here te pare ne historine e Gjermanise, zgjedhjet jane vezhguar nga OSBE. Unioni CDU/CSU dhe FDP fituan shumicen. Steinmeier pranon humbjen. Merkel entuziaste per mandatin e dyte, kesaj here ne koalicion me partneren e preferuar FDP. Sot fillojne negociatat mes partive te Unionit dhe liberaleve
Kancelarja Angela Merkel deklaroi mbreme fitoren ne zgjedhjet legjislative, duke shprehur kenaqesi mbi rezultatin e arritur ne keto zgjedhje si dhe per shansin e krijimit te nje qeverie mes partive te Unionit (CDU/CSU) dhe liberaleve (FDP). "Kemi arritur dicka te mrekullueshme. Kemi arritur qellimin kryesor zgjedhor, per nje shumice te qendrueshme per krijimin e qeverise se re. Besoj se sonte mund te festojme, por shume shpejt duhet te fillojme punen, sepse ka shume probleme qe duhen zgjidhur. Ne duam te mbetemi parti popullore edhe ne shekullin 21-te. Duam te mbetemi partia me e madhe popullore, ndersa une dua te jem kancelare e te gjithe qytetareve. Une kam telefonuar me kryetarin e Partise Liberale, Guido Westerwelle. Nuk kemi biseduar per plane konkrete, por besoj se per kete do te bisedojme neser, sepse vendi duhet te qeveriset", theksoi Merkel.
FDP, gati per bashkeqeverisje
Kryetari i Partise liberale Guido Westerwelle eshte i gatshem te marre persiper pergjegjesi ne qeverisjen e vendit. Perpara zgjedhesve qe brohorisnin me entuziazem te dielen ne mbremje ne Berlin ai deklaroi: "Ne duam tani te bashkeqeverisim Gjermanine". Njekohesisht ai falenderoi per "rezultatin me te mire" te FDP-se qysh nga themelimi i Republikes Federale te Gjermanise. "Ky rezultat do te thote nje pergjegjesi e madhe. Duhet tani te kujdesemi, qe Gjermania te kete nje sistem te drejte tatimesh dhe shanse me te mira per arsimim. Edhe te drejtat e qytetarit duhet serish te respektohen me mire", nenvizoi Westerwelle. Liberalet kane shansin te kthehen ne pushtet, per here te pare prej vitit 1998.
SPD-ja pranon humbjen
Me e humbura nga zgjedhjet doli Partia Socialdemokrate (SPD), e cila humbi rreth 11 % te votave ne krahasim me zgjedhjet e vitit 2005 dhe ra ne rezultatin me te dobet te historise e saj. Kandidati i Partise Social-Demokrate (SPD) per kancelar, Frank-Walter Steinmeier e pranoi humbjen ne zgjedhjet parlamentare. "Eshte nje dite e hidhur per SPD-ne.", tha ministri i Jashtem ne Berlin. "Atyre u duhet tani te deshmojne, se mund t' ia dalin", shtoi Steinmeier pas votimeve te djeshme prej nga pritet nje ndryshim i qeverise me nje koalicion mes CDU/CSU dhe liberaleve (FDP). Kandidati i SPD-se per kancelar Frank-Walter Steinmeier, pas deshtimit te rende te social-demokrateve do te jete kryetari i opozites ne parlament. Ai deklaroi: "Une e mora me kenaqesi pergjegjesine si kandidat kryesor dhe per kete arsye ne kete mbremje te hidhur nuk dua t' i shmangem pergjegjesise".
Ndryshe nga c'kishte pritur opinioni, kryetari i aktual i partise, Franz Müntefering, nuk e paralajmeroi doreheqjen nga posti, ne te cilin ishte kthyer vetem nje vit me pare, per te ndihmuar socialdemokratet te dilnin nga kriza brenda partiake. Te gjelbrit, me gjithe rezultatin me te mire te historise se tyre, u treguan paksa te zhgenjyer per humbjen e thelle te socialdemokrateve: "Sado te shkelqyer te jene te Gjelbrit, ata nuk mund ta kompensojne rezultatin katastrofal te socialdemokrateve", tha njeri nga dy kandidatet, ish-ministri i Ambientit Jürgen Trittin.
Rezultatet paraprake sipas sondazheve
Unioni Kristian-Demokrat dhe ai Kristian-Social (CDU/CSU) dhe Partia liberale (FDP), sipas vleresimeve te deritanishme, kane fituar shumicen e nevojshme per krijimin e nje koalicioni te ri qeveritar ne Gjermani. Unioni CDU/CSU ka fituar rreth 33,8 %, ndersa liberalet rreth 14,6 %. Partia socialdemokrate (SPD), ka shenuar rezultatin me te dobet ne historine e zgjedhjeve parlamentare ne Gjermani. Socialdemokratet e kandidatit per kancelar Frank - Walter Steinmeier, kane fituar vetem rreth 23,1 % te votave. E Majta doli partia e katert ne Bundeastag me rreth 12,4 %, ndersa ambientalistet jane partia e peste per nga numri i votave me rreth 10,1 % . Pjesemarrja ne votime ishte ne nivelin me te ulet qe prej themelimit te Republikes Federale te Gjermanise (1949), me vetem 72 %.
Gjithsej ishin thirrur te merrnin pjese ne zgjedhjet e 17-ta per parlamentin federal 62,2 milione gjermane. Ne gare konkurronin gjithsej 27 parti.
Varianti klasik
Rezultati i zgjedhjeve tregoi, se ne kohen e krizes gjermanet iu kthyen nje koalicioni klasik: Te zinjte, pra Unionin Kristiandemokrat e Kristiansocial dhe te Verdhet, Liberalet. Keto jane dy partite qe qe nga krijimi i Republikes Federale Gjermane ne vitin 1949 e kane pasur me se shumti ne dore timonin e qeverisjes se vendit.