E Diel, 1 Nëntor 2026

Adailton, shokon Juven ne "Dele Alpi", goli i mohon kreun

Sulmuesi i Bolonjes, Adailton shenoi ne tre minutat shtese, duke barazuar shifrat ne perballjen e fundit me Juventusin, gol qe i mohoi bardhezinjve mundesine per t'u ngjitur ne vend te pare, ne Seria A. Sampdoria mundi nje dite me pare Interin dhe ndaj Bolonjes, te besuarit e Ferrares kishin shansin e arte qe te merrnin kryesimin e kampionatit italian. Ne fillim te ndeshjes, u krijua pershtypja se do te arrihej fitorja e deshiruar, madje me lehtesi, pasi Trezege gjeti 'rrugen' e rrjetes ne '24 te pjeses se pare te ndeshjes. Juve kontrolloi lojen dhe krijoi disa raste, por Bolonja nuk u dorezua ne asnje cast dhe meritoi nje pike, kur arriti dhe barazoi shifrat ne fund te takimit. Adailton shnderroi ne gol nje kros te Pablo Osvaldos. Pas fillimit te sezonit dhe kater fitoreve, ndaj Bolonjes u shenua barazimi i dyte radhazi per skuadren e Ferrares, pasi Juve u ndal ne 2-2 edhe ne nje ndeshje te mesjaves me Xhenoan. Juvenusit i duhet nje performance me e mire ne mesjave, per te fituar ndaj Bajernit te Mynihut, ne ndeshjen e Liges se Kampioneve. Interi i Hoze Murinjos pesoi humbjen e pare te shtunen ne mbremje, ku perballe kishte Sampdorian. Xhenovezet kane pasur startin me te mire dhe me triumfin e fundit, treguan se nuk jane rastesisht ne krye te klasifikimit. Me rikthimin e sivjetshem, skuadra e Sampdorias eshte surpriza e Seria A. Drejtuesit kishin paralajmeruar ne fillim se kishin ndertuar nje skuader kompetitive per vendet e para. Sampi ruajti kontingjentin e sezonit te kaluar, duke mos shitur as Kasanon, qe kerkohej nga disa ekipe te tjera, si dhe afroi lojtare te tjere me emer. Rezultate e djeshme te Seria A sollen surpriza te shumta, ku bie ne sy numri i larte i barazimeve.

Seria A

Katania - Roma 1-1

Kievo-Atalanta 1-1

Juventus-Bolonja 1-1

Parma - Kaljari 0-2

Lacio - Palermo 1-1

Napoli - Siena 2-1

Udineze - Xhenoa 2-0

Livorno - Fiorentina 0-1

Sampdoria - Inter 1-0

Sampdoria 15

Juventus 14

Inter 13

Fiorentina 13

Udinese 11

Xhenoa 10

Parma 10

Kievo 8

Roma 8

Lacio 8

Kaliari 7

Napoli 7

Milan 7

Bari 6

Palermo 6

Bolonja 6

Siena 4

Katania 3

Atalanta 2

Livorno 2


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›