Ibraj: Mjafton një prokuror për të goditur gjithë zyrtarët e korruptuar. Metani: Forca e SPAK do të duket nëse godet krimin e organizuar

Forca e drejtësisë shqiptare ishte një nga pikat që u diskutua këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I ftuari në studio, avokati Kujtim Ibraj, deklaroi se nëse do të kishte vullnet të plotë nga SPAK, do të mjaftonte vetëm një prokuror për të luftuar gjithë zyrtarët e korruptuar.
Por për ekspertin e sigurisë, Gert Metani, forca e vërtetë e SPAK-ut do të dukej vetëm në rast se ai do të godiste krimin e organizuar, pasi atëherë do të kishte një kundërpërgjigje reale.
Pjesë nga biseda:
Ibraj: Një prokuror i SPAK pastron gjithë korrupsionin e zyrtarëve të lartë.
Metani: Për të kuptuar fuqinë e këtyre prokurorëve, duhet goditur krimi, sepse nëse goditet krimi i organizuar, atëherë do të ketë kundërpërgjigje.
Topalli: Pse duhet domosdoshmërisht?
Metani: Po, patjetër. Kjo tregon forcë.