Idealizëm
Kjo ishte çka reflektohej nga Konventa e parë e Frymës së Re Demokratike, që u mbajt një ditë më parë në Tiranë. FRD është një parti e re, që iu shtua para një viti spektrit të mbingarkuar me parti politike në vend. Për definicion, viti i parë i jetës është më i vështiri për çdo gjallesë e jo më për një parti politike. Viti i parë i jetës ishte më i vështiri edhe në raport me qytetarët shqiptarë, të ndarë tradicionalisht e qartësisht në preferencat e njohura majtas apo djathtas.
“Atdheu im është i vetmi, ku udhëheqësin e duan më shumë se udhën” ishte vërejtja fine e publicistit të njohur Pëllumb Kulla në Konventën e Frymës së Re Demokratike. E vërtetë e fortë dhe e dhimbshme, që tregon se adhurimi për “Njëshi”-n, një reminishencë leniniste e së kaluarës jo shumë të largët, vazhdon ta shoqërojë vendin tonë në rrugën e vështirë të tranzicionit demokratik.
E megjithatë, një vit nga lindja, FRD po dëshmon pak nga pak e pa shumë zhurmë se nuk është një numër më shumë në listën e gjatë të partive politike në vend. Qëndrueshmëria e artikulimeve dhe e veprimeve është pika e fortë e partisë njëvjeçare FRD, një tipar që mund ta kërkosh deri në lodhje e pa sukses tek partitë e vjetra, pa ia dalluar kund as shenjën më të vogël. Ligjërimi korrekt politik me evidentimin e problemeve e përgjegjësve pa stilin e vjetruar të denigrimeve ekstreme, të cilat kapërdihen lehtësisht në momentin më të volitshëm, janë një tjetër model i politikës qytetare që po inkurajon kjo parti e re. E ky profil inkurajues po përthith rreth vetes të rinjtë, kategorinë që rezulton e zhgënjyer nga politika në sondazhet e partive tradicionale. Dominimi pothuaj absolut i tyre në Konventën e parë të FRD-së është shenjë e një energjie të qëndrueshme e që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së partive tradicionale në vend.
Lajkatimi publik, markimi intensiv i kombinuar me tirada të forta ironie nga Partia Socialiste nga një anë, e deri tek ftesa e artikuluar sforcueshëm e zyrtarisht nga Partia Demokratike, me qëllimin e njëjtë, përfshirjen e FRD-së në koalicionin respektiv parazgjedhor, ishin dëshmia e qartë se FRD është tashmë puhiza e freskët që po prek shpirtin e qytetarit, të lodhur, zhgënjyer e durimhumbur nga partitë tradicionale, që së bashku janë përgjegjëse për çfarë është bërë në këtë vend. Këtë ndjeshmëri të qytetarit ka arritur ta lexojë e bëjë të vetën kjo parti e re, e cila gjatë vitit të parë të ekzistencës ndoqi një strategji të komunikimit direkt me qytetarin në çdo cep të Shqipërisë, përkundër praktikave të komunikimit me tepri nëpërmjet mediave. Larg zhurmës mediatike, FRD nuk e ndërpreu këtë proces të komunikimit me qytetarët, pavarësisht cinizmit që e shoqëroi nga partitë tradicionale, nëpërmjet “punëtorëve të partive”, të veshur me kostumin e shtrenjtë të analistit politik.
Komunikimi politik i FRD-së mbeti qëndrueshmërisht qytetar, me mesazhe të qeta, konkrete, larg toneve ulëritëse të partive tradicionale e disa të rejave, sepse forca e argumentit nuk ka nevojë për tone të ekzagjeruara larg njerëzores, as për batuta e barsoleta pa shije për rivalin politik, duke konkurruar emisionet e mirënjohura të humorit, por me stilin e thashethemeve të darkës në klubin e fshatit.
Lexueshëm respekti për qytetarin e inteligjencën e tij, mbeti prioritar për Frymën e Re Demokratike. Konventa e parë, mjaft dinjitoze, pa luksin e tepruar me të cilin na kanë mësuar partitë tradicionale sipas praktikave të vendeve të fuqishme ekonomikisht, kishte pikë të fortë: thjeshtësinë njerëzore të mesazheve të përcjella nga secili prej folësve të Konventës, impenjimin individual të bazuar në suksesin profesional, përpara ose më shumë se ai politik dhe përgjegjshmërinë se kanë ndërmarrë një mision jo të lehtë në realitetin dyngjyrësh politik në këtë vend.
Vetë udhëheqësi i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, vjen në këtë parti si një politikan me përvojën e duhur politike e institucionale. Me një profil që zileps jo pak liderët e partive tradicionale, është artikuluesi i parë i shpresës se qytetari e ka një zë të pastër e të qëndrueshëm për interesin e tij. Artikulimet e tij për paraqitjen e situatës në vend, krejt të qeta, por me terma që godisnin në shenjë, aty ku qëndronte problemi. Thirrja i bëhej ndërgjegjes qytetare, për të vënë të parin interesin e vet më datën 23 qershor, pa premtuar “male e dete” por dinjitetin e harruar qytetar. Dhe ky është mësimi më i mirë politik: duhet analizuar problemi, e jo paragjykuar gishti që e tregon atë.
Vendimi për të garuar më vete në zgjedhjet e 23 qershorit, u konsiderua gjerësisht si vetëvrasje politike për FRD-në, pasi edhe përllogaritjet e thjeshta në bazë të ligjit ekzistues zgjedhor nuk e favorizojnë aspak këtë lloj gare dhe kjo është një nga llogaritë që ka bashkuar pa kushte partitë tradicionale. Por argumenti që paraqet FRD për këtë zgjedhje të vetën, është po aq i fortë, e madje kokëfortë: Morali politik, pika e ndarjes së kësaj partie me të tjerat, edhe duke marrë parasysh kostot zgjedhore. Pa shumë klishe skolastike, Konventa përforcoi qëndrimin se FRD është një frymë e re që synon reformimin e të djathtës, duke e rikthyer qytetarin në objektivin parësor të një force të re politike.
A do jetë e thjeshtë? Aspak! Këtë e ka të qartë çdo anëtar e simpatizant i FRD-së, por për qytetarin hapet një shpresë: më 23 qershor ka edhe një rrugë të tretë zgjedhjeje.
30 prill 2013